Thaçi provon edhe rolin e kuzhinierit (FOTO-LAJM)

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka treguar dje se nuk di të jetë vetëm kryeministër por edh një kuzhinier i mirë. Pas një dite me shumë takime me qytetarë, ai provoi aftësitë e tij edhe në bërjen e picave.

“Pas një dite me shumë takime me qytetarë, e sprovova vetën edhe në pizza me ndihmën e kuzhinierëve të restoranit ferizajas Orchide. Kudo që udhëtoj në botë, ka kosovarë që e zotojnë profesionin e ndershëm të gatimit, bukëpjekes, hotelierisë! Misioni e Ri është t'i përforcojmë bizneset e vogla me Fondin e Punësimit. Unë jam këtu për ju”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2014, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori