Thaçi pritet të nënshkruaj sot kontratën kolektive
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, sot do të nënshkruajë Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive me të cilën rregullohet themelimi i marrëdhënies së punës, orari e pushimet, pagat, kompensimet, ndërprerja e kontratës së punës, të drejtat e obligimet e palëve dhe mënyra e zgjedhjes së kontesteve.

Pjesa më e madhe e Kontratës Kolektive është nxjerrë nga Ligji aktual i Punës. Palë në këtë marrëveshje është qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe përfaqësuesit e të punësuarve. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2014, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori