Thaçi pret nesër Kurtin në takim
Po bëhen 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në vend.

Partia fituese LVV dhe bashkëpunëtori i ngushtë i LVV-së, Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen e tyre të cilën e kanë nisur pak ditë pas ditës së votimit, shkruan IndeksOnline.

Këto dy parti, realizuan vazhdimisht takime të njëpasnjëshme, të cilat nuk ishin transparente dhe nuk ishin të hapura për publikun.

Ndonese nuk dihej se çka bisedohej përbrenda grupeve punuese, disa kërkesa të dy lideëve u të dy partive, dolën në dritë.

U tha se në tavolinën e bisedimeve, LVV-LDK, ishte shtruar edhe çështja e presidentit, ani pse ky post mbahet nga presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi edhe për 1 vit e gjysmë.

Sipas deklaratave të nënkryetarëve të partive, si dhe anëtarëve të këshillit, posti i presidentit nuk po i pajtonte dhe nuk po i bashkonte qëndrimet e partive.

Andaj, si rrjedhojë e kësaj, këto dy parti, të cilat pretendojnë qeverisjen e vendit, nuk u morën vesh as për zyrtarizimin e koalicionit.

Pezull mbetën edhe çështjet si ndarjet ministrore, kryetari dhe nënkryetari i kuvendit.

Veç se për këto dy të fundit, u bë gjet “ilaçi”.

Kjo pasi që në seancën konstitutive të 26 dhjetorit, Kuvendi zgjodhi për kryetarë të këtij institucioni, deputetin nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca, duke pasuar kështu me nënkryetarën e parë, Arbërie Nagavci.

Ndonëse propozimi i Konjufcës për kryetar kuvendi, erdhi papritur, kjo nuk e befasoi Lidhjen Demokratike, e cila vendosi ta votojë Konjucën për të parin e parlamentit.


Lajmin për zgjedhjen e Konjufcës kryetar Kuvendi, nuk e kishte befasuar as nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, i cili në një përgjigje për IndeksOnline, i uroi punë të mbarë Konjufcës.

Përkundër deputetëve të LDK-së të cilët vendosën ta votojnë Konjufcën për kryetar Kuvendi, Lirie Kajtazi, nga radhët e kësaj partie, si duket e “prishi” pak rendin e partisë, duke mos e ngritur dorën, gjatë kohës kur Konjufca po votohej për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

E njëjta u arsyetua për veprimin e saj, ajo për IndeksOnline, tha se Konjufca mori mjaftueshme vota nga deputetët e Parlamentit, andaj edhe nuk e votoi.

Me të përfunduar seanca, fjalë pati edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, duke konfirmuar se takimet mes partisë së tij dhe LDK-së, do të vazhdojnë.

Fjalët e Kurtit nuk dolën, kjo pasi që, nga 26 dhjetorit e tutje, LDK-ja dhe VV-ja nuk kanë realizuar asnjë takim.

Të nesërmen, Kurti u ftua dy herë nga presidenti i vendit, për tu mandatuar për formimin e Qeverisë, Kurti nuk i’u përgjigj ftesës me arsyetimin se ishte jashtë vendit.

As në ftesën e tretë të Thaçit për Kurtin, për takim, ky i fundit nuk pranoi të shkojë, çit për Kurtin, për takim, ky i fundit nuk pranoi të shkojë, veç se kësaj here ai i dërgoi një letër presidentit, duke ia caktuar 6 janarin si datën e takimin mes tyre.

Presidenti e pranoi kërkesën e Kurtit, dhe menjëherë i’a caktoi orën e takimit.

Kujtojmë se nesër më 6 janar, Thaçi do ta pres Kurtin në zyrën e tij për ta mandatuar atë për formimin e qeverisë.

Derisa në të njëjtën ditë, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet ti mbledhë organet e partisë së saj.

Ndonëse takimi Kurti-Thaçi, zhvillohet nesër, 2 nismëtaret e marrëveshjes, e cila dërgon në formimin e qeverisë, ende nuk janë takuar për finalizimin e kësaj nisme.
Shtuar më 05/01/2020, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori