Në krahë të bukuroshes seksi, karantinë luksi për Lavezzin (FOTO LAJM)

Ezequiel Lavezzi po shijon çdo ditë të jetës së tij pasi ka lënë futbollin.

Karantina për të ka qenë mjaft e bukur, në ishujt Karaibe, duke shijuar bukuritë e detit, ushqimet e shijshme, verërat e shtrenjta dhe sigurisht në shoqërinë e një bukurosheje si Natalia Borges.

Edhe pse nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, çifti nuk ka mundur të fshehë dhe gjithçka është zbuluar në rrjetet sociale. Lavezzi, tre sezonet e fundit të karrierës i luajti në Kinë dhe paratë që përfitoi ishin të shumta, ndaj edhe gjatë karantinës nuk është kursyer.

Vetëm një natë akomodimi për të ka kushtuar rreth 25 mijë euro. Verërat e shtrenjtë, 400 deri në 4000 euro nuk kanë munguar në tryezën e tij dhe për dy muaj që ka qëndruar në Saint Barth, ai ka shpenzuar 1.5 milion dollarë. Tashmë ndodhet në Saint Tropez dhe sigurisht që nuk do të kursehet as këtë herë, edhe pse i vetëm…


Shtuar 13.06.2020 16:16