Thaçi premton qeveri shumetnike dhe gjithëpërfshirëse
Hashim Thaci
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, premton formimin e një qeverie shumetnike dhe gjithëpërfshirëse. Pavarësisht se me kë do të formojë koalicion PDK-ja, Thaçi thekson se formacioni i ardhshëm qeveritar të punojë në ndërtimin e një Kosove evropiane e euro-atlantike.

Deklarata e kryeministrit në largim erdhi gjatë kremtimit të 5-vjetorit të themelimit të Partisë së Pavarur Liberale Serbe, SLS, e cila në kabinetin e kaluar qeveritar ka mbajtur dy ministri, Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Kthimit.“Do të formohet qeveria, të gjitha institucionet e vendit në një periudhë të afatit të rregullt kohor, kushtetues dhe ligjor.

Natyrisht se duhet të kalohen procedurat e shpalljes së rezultatit zgjedhor dhe menjëherë do t`i përmbyllim angazhimet tona për formimin e institucioneve të reja”, citohet Hashim Thaçi nga RTK. Ndërkaq, kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviç, thekson se ajo çfarë e karakterizon këtë parti nga partitë e tjera serbe, është se politika me të cilën mbështetet merret sinqerisht me problemet dhe interesat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Kjo, sipas Petroviçit, është arsyeja pse SLS-ja ka fituar bindshëm në zgjedhjet e fundit në komunitetin serb.
Shtuar më 28/01/2011, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori