Thaçi premton lehtësira për sipërmarrësit dhe qarkullimin e mallrave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, ka premtuar se do të bëjë përpjekje për krijimin e lehtësirave për sipërmarrësit kosovarë. Nisur nga një takim i zhvilluar me biznesmenët kosovarë në Shqipëri ditën e djeshme, Thaçi tha se do tëe krijohen lehtësira edhe sa i takon qarkullim ndërkombëtar të mallrave dhe kapitaleve të Kosovës.

"Gjatë takimit që pata me biznesmenë kosovarë në Shqipëri u tregova se do përpiqem të ndërtoj një partneritet të mirëfilltë me sipërmarrësit privatë në mënyrë që misionet tona diplomatike të shndërrohen njëherazi në institucione të marketingut të ekonomisë kosovare dhe të produkteve Made in Kosova. Ne gjithashtu do të angazhohemi për krijimin e sa më shumë lehtësirave të udhëtimit të biznesmenëve dhe të qarkullimit ndërkombëtar të mallrave dhe kapitaleve kosovare. Prej ambasadave tona do të ndërmerren veprimtari të shumëfishta në vendet pritëse për të përmirësuar imazhin dhe kredibilitetin jo vetëm për Kosovën si shtet por dhe për produktet e eksporteve të Kosovës si dhe për Kosovën si destinacion investimesh dhe turistësh”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social "Facebook".
Shtuar më 13/01/2015, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori