Thaçi porosi të qartë për Haradinajn: Demarkacioni të kalojë sot
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur pamje të tmerrshme të Kosovës në botë hedhën e gazit lotsjellës në Kuvend.

Thaçi ka ftuar deputet që të vazhdojnë punën e tyre, duke thënë se demarkacioni duhet të kaloj sot.

Presidenti u ka thënë deputetëve që të mos lejojnë të sfidohen nga askush, sidomos jo nga ata që duan të mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane.

Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar. HTH
Shtuar më 21/03/2018, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori