Kjo do të jetë treshja sulmuese e Barcelonës sezonin e ardhshëm

Barcelona po përgatitet për një fillim të ri pas sezonit më të dështuar në 15 vitet e fundit ku për herë të parë ka mbetur pa asnjë trofe.

Presidenti i klubit Bartomeu ka konfirmuar treshen sulmuese për sezonin e ardhshëm.

“Jemi duke llogaritur në Messi, Lenglet, De Jong, Griezmann dhe Dembele në të ardhmen“, ka thënë numri një i Barcelonës.

Ai ka shtuar se është koha për tu larguar disa emra të mëdhenj, ku ka nënkuptuar se Suarez dhe Alba nuk janë në planët e skuadrës.

Gjithashtu ka folur edhe për Coutinhon, fatin e të cilit e ka lënë në dorë të trajnerit të ardhshëm që me shumë gjasë do të jetë Koeman.


Shtuar 18.08.2020 19:35