Thaçi po mban takime misterioze jashtë Kosovës
Pëlqej
Ka disa ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij. Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga Zyra e Presidentit.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e kreut të shtetit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se çfarë takimesh po zhvillon ai
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e disa ditë nuk gjendet në Kosovë, por nuk e ka bërë të ditur vendndodhjen e tij.

Si rrjedhojë, kreu i shtetit nuk mori pjesë në dy takimet e fundit që ekipi negociator dhe krerët e institucioneve zhvilluan për t’u koordinuar rreth negociatave me Serbinë.

Thaçi mungoi edhe në takimin e së hënës, por edhe në mbledhjen e djeshme që u mbajt për të diskutuar rreth procesit të dialogut. Pos këtyre presidenti nuk qe prezent as në përvjetorin e 20-të të masakrës së Reçakut.


Shtuar më 17/01/2019, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori