Interprelanca për Thaçin shtyhet në 14:00
Update - Interpelanca ndaj ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi është ndërprerë për të vazhduar në orën 14:00.

Kjo për shkak të mungesës së Thaçit, i cili po kthehet nga udhëtimi në Bruksel.

Vet zëvendëskryeministri ka kërkuar që interpelanca ndaj tij të shtyhet për pasdite, në një kërkesë që e lexoj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.


11:52 - Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka kërkuar që interpelanca për të të shtyhet pasditen e sotme. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka lexuar kërkesën e tij që interpelanca të nis në orën 14:00 për shkak se Thaçi nuk ka mundësi që të jetë prezent në seancën e Kuvendit pasi është duke u kthyer nga Brukseli.

Nga ana tjetër, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka kërkuar të mbahet menjëherë interpelanca për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, shkruan Express.

Kjo është kundërshtuar nga Arben Gashi i LDK-së, i cili tha se nuk është e arsyeshme të mbahet interpelanca pa qenë prezent ministri që tu përgjigjet deputetëve.

Megjithatë interpelanca ndaj Thaçit ka nisur në Kuvend. I pari që ka marrë fjalën ka qenë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2015, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori