Thaçi: Planet e Serbisë janë dështim
Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me raportimet në media për planet që ka Serbia për Kosovën.

Thaçi shkruan se i vjen shumë keq që Serbia akoma është në mendësinë e saj të vjetër të shekullit të kaluar.

Kreu i diplomacisë shprehet se Serbia në këto plane do të dështojë dhe se janë plane të kota.

Postimi i Hashim Thaçit

Sa herë që Serbia pretendon të bëj zhurmë politike për gjoja prezentimin e planeve të saja për ofrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, kjo edhe më tepër e forcon bindjen tonë se sa të vështirë e ka ajo ta tejkalojë mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar.

Për ne, këto plane të dështuara nuk janë befasi ashtu siç nuk janë as për ato shtete demokratike të botës që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Ne vetëm mund të shfaqim zhgënjimin tonë për ekzistimin e mëtejmë të kësaj qasje nga një shtet fqinjë i cili pretendon të bëhet pjesë e familjës europiane.

Ndërsa, dihet shumë mirë se cilat janë arsyet dhe parimet mbi të cilat është themeluar dhe funksionon Bashkimi Europian. Mirëpo, ne do t’i ndihmojmë fqiut tonë verior që të dal nga mentaliteti i shekullit të kaluar duke ia bërë të qartë se Kosova ka 16 vite që është e lirë dhe 7 vite si shtet i pavarur i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës.

Prandaj, ne jemi të vendosur të lëvizim përpara drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ndërkohë, ne shresojmë se politikanët në Beograd do të zgjohën sa më shpejt nga ëndrrat e tyre dhe ta kuptojnë që Kosova si ankth i krijuar në mendjet e tyre, tashmë ka përfunduar.

Disa e kanë kuptuar këtë fakt shumë kohë më parë, ndërsa të tjerët mbetet ta bëjnë të njejtën gjë sa më parë./albeu.com/

Shtuar më 07/01/2015, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori