Thaçi përjashton mundësinë e hapjes së Pakos së Ahtisarit
hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi përjashton mundësinë e hapjes apo ndryshimit të Pakos së Ahtisarit.

Ai thotë se plani Ahtisari dhe Kushtetuta e Kosovës garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe ofrojnë standardet më të larta për komunitete.

Kryeministri, ka ritheksuar se Pakoja e Ahtisaarit nuk do të hapet dhe as nuk do të ndryshohet.

Kryeministri Hashim Thaçi duke komentuar deklarimet e ambasadorit amerikan Kristofer Dell, i cili ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së UNMIK-ut, ka thënë se duhen lexuar më mirë deklaratat që japin zyrtarët ndërkombëtar dhe jo të interpretohen sipas qejfit dhe interesit të dikujt.

Shtuar më 02/11/2011, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori