Kriza energjitike, Balluku: Opozita e rublave privatizoi 4 hidrocentrale, i bën thirrje njerëzve mos të kursejnë

Në seancën e sotme plenare do të diskutohet për të paktën katër për situatën energjitike në vend, dhe më konkretisht, mos aplikimi i fashës 800 këh nga ERE.

Kryetari i ERE, do t’u përgjigjet sot pyetjeve që do t’i bëhen nga ligjvënësit rreth situatës energjitike. Në fjalën e saj, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se, për të, është e pashpjegueshme sesi opozita kërkon debat për faktin që ERE vendosi të mos e aplikojë fashën 800 kwh.

Po ashtu, ministrja e ka akuzuar opozitën se po përfiton nga situata e krizës dhe se po tallet me fushatën ndërgjegjësuese për kursimin e energjisë si dhe po dezinformon qytetarët.

“Kjo opozitë të dilte një herë dhe të shpjegonte si u copëtua sistemi elektroenergjitik shqiptar. Si u vendos të shkëputeshin nga zinxhiri i prodhimit katër hidrocentrale në jug. Dhe nga ta përfitojnë sot kompani private. Sot na duhet të dalim me importe dhe të plotësojmë kërkesën e tregut. Sot përballemi me situatë thatësire…”

Balluku kujtoi se kërkesa për mos vendosjen e fashës iu dërgua ERE-s nga qeveria pasi u përmirësua situata hidrike, dhe kjo e fundit e aprovoi. Zëvendëskryeministrja sqaroi se ERE mund vetëm të aprovojë propozime në mënyrë teknike dhe se nuk mund të marrë vendime për paketa sociale.

“Duhet të binim të gjithë barkë sepse është moment solidariteti. E kuptojmë që ju duhen instrumenta për bashkim, bashkëpunim. Nuk është kriza energjitike instrumenti që kërkoni.”