Thaçi për vizitë dyditore në Slloveni
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë dy ditore në Slloveni. Lajmi wshtw bwrw i ditur nga zyra e presidencës kosovare ku thuhet se Presidenti Thaçi ditën e parë do të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij slloven, Borut Pahor, dhe me kryeministrin e vendit, Miro Cerar.

Presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e komunës së kryeqytetit slloven, Lubjanë. Ndërkaq ditën e dytë, Presidenti I Kosovës do të marrë pjesë në konferencën e biznesit Slloveni-Kosovë, një ngjarje kjo që sipas njoftimit të presidencës kosovare do të organizohet nga Oda për Ekonomi dhe Industri e Sllovenisë. /albeu.com/


Shtuar më 06/06/2016, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori