Thaçi për "The Guardian": Kosova qëndron e fortë me SHBA-në kundër ISIS
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për "The Guardian", ku ka folur për disa nga problemet më të mprehta të shqiptarëve të Kosovës dhe të shtetit të ri.

Thaçi ka theksuar në këtë intervistë se Kosova qëndron përkrah aleatit më të madh të saj në luftën kundër grupit terrorist ISIS.

"Kosova ka ligj që e ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Qeveria ime ka marrë çdo lloj mase që të mos cënohet siguria e shtetit. Ne jemi përkrah Amerikës në këtë betejë kundër terrorizmit dhe po e luftojmë atë", ka thënë Thaçi mes tjerash.

Hashim Thaçi ka nënvizuar edhe arrestimet që janë bërë ndaj personave të dyshuar se kanë nxitur njerez të shkojnë në luftëra ose ndaj personave që kanë marrë vetë pjesë në organizata terroriste. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori