Thaçi-pensionistëve: Ju kontribuat tani shteti do të kujdeset për ju
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës Shaban Kajtazi, me të cilët bisedoi për gjendjen e pensionistëve në Kosovë dhe për mundësitë për t’i përkrahur ata.

Thaçi u shpreh se Kosova është ndërtuar falë punës së njerëzve që sot duhet të gëzojnë një mirëqenie dhe jetë dinjitoze si pensionistë.

“Keni kontribuar për shtetin dhe tash është radha e shtetit dhe institucioneve të tij, që të shtojnë kujdesin për juve”, deklaroi presidenti Thaçi.

Në fund Thaçi u premtoi atyre se do t’i përkrahë dhe do të jetë i hapur për ta./Albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori