Thaçi: PDK do të vazhdojë qeverisjen
Pëlqej
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të nisë angazhimin për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Në një intervistë për “Deutche Welle”, Thaçi ka thënë se formula më e mirë e qeverisjes është respektimi i përcaktimit të qytetarëve për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës për të krijuar një koalicion me partnerët e saj.

I pyetur se a do të vazhdonte në opozitë në rast se blloku LDK-AAK-NISMA merr qeverisjen, Thaçi ka shtuar se PDK-ja do të vazhdojë kontratën me qytetarët e Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori