Thaçi paralajmëron ndryshimin e kushtetutës, u fal edhe dy deputetë komuniteteve
Pëlqej
Presidenti Hashim Thaçi ka vazhduar të japë premtime për dy pakicat në Kosovë që nuk kanë përfaqësues në Parlament. Ka thënë për kroatët dhe malazezët do të kenë deputetë në Kuvendin e Kosovës kur të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

“Me t’u ndërruar Kushtetuta, pakica kroate, por edhe ajo malazeze do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Tani që të gjitha komunitetet e tjera në Kuvend kanë përfaqësuesit e tyre dhe është e padrejtë që të njëjtit të mos i kenë edhe kroatët e malazezët”, ka thënë Presidenti në një intervistë për kroaten “Vecernji List”.

Asnjë proces i ndryshimit të Kushtetutës nuk është duke ndodhur aktualisht dhe as nuk është paralajmëruar një ndryshim i tillë.


Shtuar më 21/10/2018, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori