Bie aksidentalisht në përrua, gjendet i pajetë 59-vjeçari në Elbasan

Një 59-vjeçar me inicialet L.B., është gjetur u pajetë nga banorët e zonës, në një përrua në fshatin Pashtresh në Gjinar.

Njoftim policie

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.12.2022 12:16