Thaçi nuk tregon listën e kandidatëve të PDK-së
Pëlqej
Hashim Thaci
Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike e cila deri më tani nuk ka publikuar listën e plotë të kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet e 12 dhjetorit. Në fakt kjo parti ka publikuar vetëm 10-shen e parë të listës së kandidatëve ndërkaq listën komplete e ka dorëzuar të enjten më 12 nëntor kur ka qenë afati i fundit.

Ndërkohë, KQZ-ja u ka dhënë afat partive politike që të rifreskojnë listën e tyre deri më 19 nëntor dhe më pas subjektet politike nuk kanë mundësi të heqin nga lista apo të shtojnë ndonjë kandidat tjetër.

Por mospublikimi i listës së kandidatëve të PDK-së ka zgjuar kureshtjen jo vetëm të opinionit por edhe të vetë kandidatëve të PDK-së dhe anëtarësisë së saj.

Ndërkaq përpilimi i listët në formën përfundimtare i është lënë në duar kreut të partisë Hashim Thaçit. Prandaj pikërisht për faktin se kjo listë ka risi e befasi të shumta, ajo ende po mbahet “e fshehtë’ për të mos u dhënë hapësirë të madhe kohore të pakënaqurve dhe të revoltuarave që janë lënë anash apo që janë ranguar në pjesë e fundit të listës për garën zgjedhore të 12 dhjetorit. Sidoqoftë, listën komplete e di kreu i partisë Hashim Thaçi dhe një numër i vogël i bashkëpunëtorëve të tij, si dhe Zyra për regjistrim e subjekteve në KQZ.
Shtuar më 14/11/2010, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori