E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Thaçi nuk shkon në Srebrenicë, ja pse
Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi nuk shkon dot në Srebrenicë, edhe përkundër faktit se ai kishte insistuar se do ta vizitojë qytetin e masakrës së madhe të ushtrisë serbe mbi popullsinë civile.

Thaçi ka sqaruar përmes një statusi në Facebook se ka dashur të ikë në Srebrenicë, por se nuk ia kanë lejuar.

Sipas tij, ka qenë Republika Srpska ajo e cila ia ka ndaluar të shkojë në qytetin, ku u vranë mbi 8000 djem dhe burra myslimanë nga forcat serbe.

Statusi i plotë i Thaçit

Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska.

Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllëzërit, bijt e humbur në këtë tmerr.

Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin. HTH. /Albeu.com/
Shtuar më 10/07/2015, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori