Thaçi: Nuk po ndalen njohjet për Kosovën
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se lajmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ishujt Solomon duhet të jetë një i gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Ai tha se nuk kanë të ndaluar shtetet që po e njohin sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Mbrëmë na erdhi lajmi e gëzueshëm që Ishujt Solomon kanë njohur shtetin e Kosovës si të pavarur dhe sovran. Rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

Ishujt Solomon u bënë kështu vendi i 108-të në botë që e njohin Kosovën si shtet të pavarur. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori