Thaçi nuk mohon heqjen e flamurit të Kosovës nga Erdogani
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së Vuçiçit se Erdogani hoqi flamurin e Kosovës pas kërkesës së tij. Por, Thaci nuk e ka mohuar këtë deklaratë dhe vetëm ka thënë se Kosova u nderua.

Ai ka reaguar pasi homologu i tij serb tha se dje gjatë inaugurimit të aeroportit të ri në Stamboll, Recep Tayyip Erdogan hoqi simbolet e shtetit të Kosovës me kërkesë të tij.

Thaçi në Facebook shkruan se dje në Turqi Kosova e Shqipëria u nderuan dhe se është krenar me respektin që mori. Ndërsa nuk e përmend Vuciqin, ndonëse deklaratat për heqjen e flamurit të Kosovës ishin në presidentit serb.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi.


Shtuar më 30/10/2018, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori