Thaçi nuk heq dorë nga ndarja e Kosovës edhe pas "knock down-it" të Berlinit
Kryeministri Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi patën një takim pak më parë, të cilin e ka njoftuar lideri kosovar.

Të dy ata morën një përgjigje të prerë në Berlin për të mos ndryshuar kufijtë e Kosovës. Këtë plan e kishte Vuçiçi, por Thaçi dhe Rama ia miratuan duke thënë se ishte për të mirën e përbashkët.

Tashmë, kur u zbulua gjithçka dhe doli fytyra e vërtetë, Thaçi po përpiqet të bëjë patriotin duke thënë se foli me Ramën për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës me Kosovën.

"Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës", shkroi ai pas takimit me Ramën.

Postimi i Thaçit
Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. HTH
Shtuar më 08/05/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori