Thaçi: Nuk do të jem kurrë kryeministër
Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin e Baton Haxhiut në Klan Kosova, nga ku ka thënë se nuk do të jetë kurrë më kryeministër.

Ai tha më saktë se "nuk do ti rikthehem kurrë pozicionit tim të mëhershëm", duke nënkuptuar atë të kreut të qeverisë.

Hashim Thaçi ka qenë për dy mandate kryeminsitër i vendit dhe tani pretendon te ngjitet ne postin e presidentit.

Lidhur me faktin se kush do ta drejtojë PDK-në, Thaçi nuk ka dhënë një emër.

Thaçi theksoi se Kadri Veseli është njeri që sipas tij "i ka kontribuar shtet-ndërtimit të Kosovës", por se nuk dihet nëse ai do të jetë në të ardhmen kreu i PDK. /Albeu.com/
Shtuar më 11/01/2016, ora 23:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori