E FUNDIT/ Gjendet i pajetë një person në Vlorë, emri
Thaçi nuk do kandidojë për president
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë zërat se synon të garojë për postin e presidentit të vendit vitin tjetër. Thaçi ka thënë në një intervistë për RTK-në, se do të respektojë mandatin e tij.

“Unë kam një kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje, dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, ka thënë Thaçi.
Ai sërish ka kritikuar “Vetëvendosjen” për rrëzimin e kamionit me mallra serbe, dhe ka pohuar se deputetë të kësaj partie e kanë telefonuar dhe i kanë dhënë përkrahje për planin për veriun.

Thaçi ka konfirmuar takimet me presidentin e Serbisë Tadiq, por ka pohuar se kanë qenë të tjerë që janë ulur më afër tij, në kohën kur Partia Demokratike e Kosovës ka qenë në opozitë.
Shtuar më 01/10/2011, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori