Thaçi: Nuk besoj se ka deputetë që do të bllokojë MSA-në
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin se, nuk do të ketë deputetë në Kuvend që do ta kundërshtojnë miratimin e MSA-së.

Thaçi ka thënë se, kjo marrëveshje nuk është dhuratë, por është meritë e institucioneve të Kosovës. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk i adresohet vetëm një pjese, por të gjithë Kosovës.

Thaçi ka shtuar se Kuvendi nuk është i bllokuar por që vetëm ka pasur pengesa fizike për mbajtjen e seancave. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2015, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori