Thaçi njeh sovranitetin e Serbisë
Kryeministri Hashim Thaçi kishte premtuar se dialogu politik që për produkt do të kishte marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të përmbyllej me njohjen reciproke të të dyja vendeve. Marrëveshja është arritur një ditë më parë dhe Thaçi kishte thënë se me të Serbia edhe de-jure e ka njohur Kosovën. Por homologu i tij serb, Daçiq, e ka përgënjeshtruar.

Pavarësisht mosnjohjes së dyanshme, kryeministri i Kosovës ka deklaruar të shtunën se “Serbia është sovrane”.

Ai, të shtunën, nuk ka folur për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tek ka arsyetuar para gazetarëve në Prishtinë marrëveshjen e arritur një ditë më parë nga ai dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq. Njëanshëm Thaçi ka shprehur qëndrimin për njohje të sovranitetit të fqinjit verior të Kosovës.

“Dokumentin e kam nënshkruar si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe zoti Daçiq e ka nënshkruar dokumentin si kryeministër i Qeverisë së Serbisë, prandaj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe serbia është sovrane”, ka thënë Thaçi.
Në dy kopje të një dokumenti 15-pikës të dakorduar ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka vënë inicialet bashkë me baroneshën Ashton, që ka ndërmjetësuar dialogun politik. Në të dy tjerat, por me të njejtën përmbajtje,Ashton dhe kryeministri serb, po ashtu kanë vënë inicialet.
Dokumenti nuk përmban titullin, as emrat e shteteve që kanë mbërritur marrëveshjen, por as emrat dhe postet e njerëzve që kanë vënë inicialet. Dhe kurrkund nuk përmendet njohja reciproke.

Një ditë më parë Daçiq ka thënë të jetë i pasaktë interpretimi i Thaçit, se me marrëveshjen në Bruksel pranohet pavarësia e Kosovës. “Këto janë gënjeshtra me të cilat shërbehen shqiptarët e Kosoës të cilët opinionit të tyre publik dëshirojnë t’i thonë se kanë fituar në këto negociata”, kanë cituar mediat serbe Daçiqin.

Palët vetëm i kanë bërë përafrim marrëveshjes. Përafrim është një term, i cili në Ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare definohet si “akt me të cilin personat e autorizuar vënë inicialet për të treguar se kanë rënë dakord për teksin përfundimtar të marrëveshjes”, shkruan koha ditore.

Thaçi e Daçiq janë duke prezantuar në të dy vendet respektove, Kosovë dhe Serbi, përmbajtjen e asaj për të cilën janë marrë vesh. Në 15 pikat e tij, dokumenti parasheh formën se si do të funksionojë Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, dhe se si do të veprojë policia dhe gjyqtarët në veriun e vendit të banuar me serbë. Një pikë tjetër e dokumentit parasheh që asnjëhra nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejt BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori