Thaçi tradhton Erdoganin dhe njeh gjenocidin turk ndaj armenëve?
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit sot nga presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian. Në këtë takim u fol edhe më gjenocidet dhe ky është një sinjal që Thaçi mund të ketë pranuar gjenocidin turk ndaj armenëve?

Thaçi ndodhet në Jerevan si udhëheqës i një vendi të bashkuar me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Zyra për shtyp e presidentit armen tha se Sarkissian dhe Thaçi "kanë folur në mënyrë specifike për gjenocidet" dhe kanë theksuar se "pranimi dhe dënimi i tyre janë mënyra më e mirë për t'i parandaluar ato", transmeton REL.

Jerevan, Thaçi mori pjesë në samitin e 17-të të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Përfaqësuesit e shteteve anëtare të kësaj organizate miratuan ndryshimin e statusit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në anëtar të bashkuar.

Armenia nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Shtuar më 12/10/2018, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori