Ndėrsa presioni mbi Beogradin dhe Prishtinėn nė ditėt e fundit ėshtė rritur pėr njė rrifillim tė bisedimeve mes dy vendeve, mediat
kosovare shkojė edhe mė tej. Sipas tyre burime tė afėrta me kabinetin e kryeministrit Thaēi kanė thėnė se se njė shtrėngim
duarsh mund tė ndodhė nė New York midis kreut tė qeverisė
kosovare Hashim Thaēi dhe presidentit serb Timosllav Nikoliē.
Sipas kėtyre burimeve, ky shtrėngim
duarsh mund tė ndodhė vetėm nėse sigurohen se pėr kėtė takim insistojnė mė shumė amerikanėt.
Autoritetet ndėrkombėtare, sidomos zyrtare tė lartė nė Bruksel po merren aktivisht me pėrgatitjen e kėtij takimi tė shkurtėr pėr tė dėrguar mesazhin e qartė se takimet dhe bisedimet mes palėve janė e vetmja mėnyrė pėr zgjidhjen e problemeve tė hapura ndėrmjet dy vendeve.
Ndėrkohė, edhe
presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka thėnė se ėshtė e gatshme tė takohet me homologun e saj serb pėr tė zgjidhur problemet ndėrmjet dy shteteve.
Nė javėn e ardhshme
presidentja e Kosovės Atifete Jahjaga dhe kryeministri kosovar Hashim Thaēi, do tė marrin pjesė nė sesisionin e Kombeve tė Bashkuara, ku pjesėmarrės do tė jenė edhe krerėt mė tė lartė tė Serbisė. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012,
ora 15:34