Thaçi - Nikoliç bashkë në Sarajevë
Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç, ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi “Bërdo-Brioni”, i cili këtë vit mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Ndryshe nga viti i kaluar kur përball kishte presidenten Atifete Jahjaga, kësaj radhe, Nikolic duhet të ulët në një tavolinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Shteti serb tashmë është përkujdesur që të fsheh lajmin e pjesëmarrjes së Thaçit në këtë samit. Agjencia e lajmeve “Tanjug”, por edhe ajo “B92” kanë raportuar për pjesëmarrjen e Nikolicit dhe presidentëve të rajonit, por në këta artikuj askund nuk përmendet pjesëmarrja e Thaçit. /albeu.com/

Shtuar më 27/05/2016, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori