Thaçi ngushëllon Obamën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e tornados, që ka goditur Oklahoman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin tragjik për vdekjen e dhjetëra qytetarëve amerikanë, si pasojë e erërave të fuqishme të shkaktuara nga tornadoja, që goditi Oklahoman. Në këto momente të vështira, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë përkrah jush, për të ndarë këtë dhembje të madhe. në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të qytetarëve të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë së SHBA-ve, popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave”, thuhet në telegramin e Kryeministrit./albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori