Thaçi ngushëllon Gruevskin për vrasjen e të rinjve
Hashim Thaci
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëlloi homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski, me rastin e vrasjes së pesë të rinjve dy ditë më parë në Maqedoni.


”Kemi besim të plotë që ky akt sado i rëndë dhe kriminal do të përballohet me ndjenjën e të përmbajturit, të maturisë, dhe të ruajtjes së klimës ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori