Thaçi ngushëllon familjen Bokshi
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Bokshi, pas vdekjes së albanologut , ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Besim Bokshi.

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, albanologut dhe njërit prej studiusve të shquar të gjuhës shqipe dhe ish- kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikut Besim Bokshi. Ikja nga kjo jetë e akademikut Besim Bokshi, është humbje emadhe për shkencën, albanologjinë, për miqët, për kolegët dhe për shtetin e Kosovës", thuhet në telegramin e Thaçit.

Hashim Thaçi, në emër të qeverisë së Kosovës thotë se vepra e Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike, do të jenë shembull për brezat e rinj të studiuesve dhe krijuesve të vendit. /albeu.com/


Shtuar më 17/08/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori