Mbyllet pjesa e parë në “Old Trafford”, Man.United në avantazh minimal ndaj Liverpool-it (VIDEO)

Manchester United e mbyll me avantazhin minimal pjesën e parë ndaj Liverpoolit.

“Djajtë e Kuq” arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 16 të ndeshjes me sulmuesin anësor, Jadon Sancho.

Livepoooi ka krijuar disa herë mundësi për gol, por në disa raste ka qenë i pafat.

Në krahun tjetër edhe United nuk ka qëndruar prapa, por ka tentuar të dyfishojë rezultatin edhe pse nuk ia ka dalë deri më tani.

Gjatë këtyre 45 minutave të para, United ka treguar një tjetër fytyrë nga dy ndeshjet e para të sezonit.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhi deri në fund./albeu.com