Thaçi nesër në Tiranë
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ditën e nesërme do të niset për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin në largim Sali Berisha.

Tema kryesore e takimit pritet që të jetë thellimi i mëtejshëm i Kosovës dhe Shipërisë.

Ndërsa pritet që Thaçi të zhvilloj takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Shqipërisë, Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori