Thaçi: Nëse pranon Serbia, Lugina e Preshevës t'i bashkohet Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi po vazhdon të përsëris se është i gatshëm që në dialogun me Serbinë të angazhohet për këmbim territoresh me Serbinë.

Ai edhe sot ka thënë theksuar se me rastin e demarkacionit të vijës kufitare me Serbinë mund të shfaqet në tavolinë kërkesa e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës.

Por, Presidenti në asnjë moment nuk po e përmend atë që dihet se me këtë rast pala serbe si kundërpërgjigje do t’i kërkonte komunat në Veriun e Kosovës përfshirë Liqenin e Gazivodës dhe Trepcën.

“Në kuadër të korrigjimit është realizueshme e pranueshme kërkesa e institucionalizuar, kërkesa e liderëve të shqiptarëve të Luginës së Preshëve për bashkëngjitje me Kosovën, nëse ka pajtueshmëri dhe marrëveshje të dyanshme, askush nuk mund të dhe nuk do të del kundër një marrëveshje të vullnetit të mirë palëve të përfshira në dialog as BE, as NATO as SHBA”, ka thënë Thaçi

Presidenti ka thënë se pret që të intensifikohet dialogu me Serbinë gjatë muajve gusht e shtator ndërsa ka thënë se s’ka datë për një takim të ri me Vuçiçin.


Shtuar më 02/08/2018, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori