Mbytet një shtetas në Liqenin Artificial në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në Liqenin Artificial. Një i moshuar është gjetur i mbytur në Liqenin Artificial në Tiranë.

“Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç..”- njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 30.08.2021 19:40