Thaçi në prill, do të takohet me presidentin Obama
Kryeministri Hashim Thaçi në prill të këtij viti do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Këtë takim e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” burimet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.

Sipas tyre, kjo vizitë do të jetë në fokus të forcimit të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këtu edhe prezantimin e Kosovës me fusnotë në nismat rajonal.

Ndryshe, ishte Washingtoni ai që i dha mbështetje kryeministrit Thaçi për prezantimin e Kosovës me fusnotë.
Shtuar më 16/03/2012, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori