Thaçi: Në marshin e Parisit, Kosova dëshmoi tolerancë fetare
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, njëherësh Ministër i Jashtëm, në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se Kosova ka dëshmuar unitet dhe tolerancë fetare gjatë marshit të zhvilluar në Paris disa ditë më parë. Duke folur për vizitën e tij në Francë së bashku me presidenten Atifete Jahjaga, zv/kryeministri Thaçi tha se Kosova ka dëshmuar vullnet, gatishmëri, në luftë kundër të keqes dhe kundër terrorizmit.

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë që po mbahet sot, Thaçi tha se vizita e tyre në Francë është dëshmi e unitetit dhe tolerancës fetare që ekziston në Kosovë.

Ndërsa në kuadër të fuqizimit të fqinjësisë Thaçi ka përmendur edhe vizitën e tij në Tiranë, ku kanë biseduar për agjendën europiane dhe mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive në gjysmën e dytë të muajit mars. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori