Në Kosovë po krijohet një klimë e mirë për bizneset, tha
presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë takimit që pati me kryetarin e Odës
Ekonomike të Kosovës,
Safet Gërxhaliu.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se panairet e biznesit në Kosovë janë një mesazh i mirë për zhvillimin e ekonomisë në vend. Gjatë takimit që pati me kryetarin e odës
Ekonomike të Kosovës,
Safet Gërxhaliu,
presidenti Thaçi tha se qeveria e Kosovës do t’i mbështes vazhdimisht prodhuesit vendor.
E kryetari i Odës
ekonomike Safet Gërxhaliu tha se është koha kur duhet të luftohet papunësia në vend. Gjatë takimit u tha se pas nënshkrimit të MSA-së do të krijohen dhe mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2016,
ora 12:56