Në Kosovë nuk do të ketë kurrë Republika Srpska
Kryeministri Hashim Thaçi ka hedhur poshtë lajmet e fundit mbi krijimin e një statusi special për veriun duke siguruar qytetarët se dialogu që po zhvillohet me Serbinë nuk do të sjell kurrfarë pasojash për vendin. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë u shpreh se asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Ka pasur zëra injorantë që kanë përmendur Republika Srpskan, Status Special apo Autonomi për Veriun. Unë iu siguroj se projekte të tilla janë vetëm në mendjet e mykura të pasuesve të Slobodan Milosevicit. Projekte të tilla kurrë nuk do të zbatohen. Kurrë në Kosovë nuk do të ketë Republika Srpska, kurrë s’do të ketë autonomi, kurrë s'do të ketë status special.”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.


Kryeministri ka shpjeguar rrjedhën e deritashme të dialogut me Serbinë, duke përmendur marrëveshjet e arriturat dhe njëkohësisht përfitimet e vendit nga ky dialog.

“Nëse marrëveshja në Rambouillet solli lirinë për Kosovën, nëse negociatat e Vjenës sollën pavarësinë, dialogu i Brukselit do ta normalizojë përfundimisht shtetin tonë, Republikën e Kosovës”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2013, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori