Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës, do të takojë zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, zv/sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Sipas njoftimit nga kabineti i kreut të Qeverisë së Prishtinës, Thaci do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin "John Hopkins".

Më tej, ai do të vizitojë shtetin e Ajuas, me të cilin Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për partneritet. Në përmbyllje të vizitës në SHBA, kryeministri Thaçi do të qëndrojë në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2013, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori