E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Ndalimi i Haradinajt shtyn interprelancën e Thaçit
Update - Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëheri ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi nuk do të paraqitet në interpelancë para deputetëve të Kuvendit në seancën e sotme, lidhur me procesin e kufirit me Malin e Zi

Shtyrjen e kësaj interpelance e ka bërë të ditur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Ai për Gazetën Tribuna ka thënë se kjo shtyrje është bërë për shkak të ndalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet e Sllovenisë.

"Pas situatës së krijuar më arrestimin e Haradinajt nga shteti slloven, nuk do të mbahet interpelanca me ministrinë e Punëve të Jashtme", ka thënë Lekaj.


09:40 - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi do ë jetë sot në seancë parlamentare për t'iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Thaçi do të jetë në interpelancë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Seanca pritet të nisë rreth orës 10:00. /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2015, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori