Presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës,
Hashim Thaçi tashmë po i afrohen ditët për të marrë postin e të parit të shtetit. Megjithatë në Prishtinë gjithnjë e më shumë po spekulohet se ai mund të thirret që të
paraqitet para Gjyqit që po themelohet në Hagë për t’u zbardhur “krimet e UÇK-së”.
Thaçi para kësaj gjykate ka kohë të
paraqitet deri në fund të vitit, i ka thënë një diplomat perëndimor DË-së.
AFP ka bërë një analizë për situatën në Kosovë, të cilën e përcjell Deutsche Welle në gjuhën serbe, përkujtohet se Këshilli i Evropës në raportin e vet të vitit 2011, kur
Hashim Thaçi ishte kryeministër, kishte bërë akuza të rënda se Thaçi ishte në krye të rrjetit që funksiononte ngjashëm me mafinë dhe i cili ishte i përzier në vrasjen, rrëmbimin dhe trafikimin me organet e serbëve të zënë robër ose të vrarë, transmeton Koha.net.
Për agjencinë AFP në prag të zgjedhjes për kryetar, kishte deklaruar se “në asnjë rrethanë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare“.
“E di se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë. Askush nuk mund ta korrigjojë historinë“ ka thënë Thaçi.
Ai gjithashtu ka theksuar se përkrah Gjyqin e ri në Hagë: “I kem i dalë përballë me të gjitha lutjet dhe nevojat sepse nuk kemi çfarë të fshehim deh përkrahim të gjitha përpjekjet e drejtësisë.“/Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2016,
ora 22:30