Thaçi në Gjilan: Të vendosur për një mandat të dytë
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët e Gjilanit, që të votojnë PDK-në dhe kandidatin për kryetar të komunës Qemajl Mustafa edhe për një mandat tjetër. Ai tha se te secili qytetar që ka takuar sot në Gjilan ka parë optimizmin dhe gatishmërinë për të votuar për Mustafën dhe PDK-në. Kryeministri u shpreh se Mustafa ka realizuar më shumë projekte nga sa ishin planifikuar. "Gjilani nuk ka nevojë të kthehet në baltë, por të ecë përpara si një qytet evropian si të gjitha qytetet tjera të Republikës së Kosovës",-tha Thaçi. Ai u shpreh se edhe kundërshtarët e Mustafës janë pajtuar tashmë se Mustafa do t'i fitojë këto zgjedhje./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori