Thaçi në "European Council on Foreign Relations", flet për të ardhmen e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është i ftuar si mysafir special në “European Council on Foreign Relations” për një diskutim publik për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit.

Në këtë diskutim, presidenti Thaçi është ftuar të prezantojë vizionin e tij për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në këtë kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të ndryshme.

ECFR është organizatë joqeveritare me seli në Bruksel në bordin e së cilës janë personalitete si Marti Ahtisaari, Javier Solana e Joschka Fisher.

Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, kurse dje ai ka pasur një vizitë edhe në selinë e NATO-s, ku ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori