Thaçi në Dubrovnik: Do ta formojmë ushtrinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare "Dubrovnik Forum", ky është edicioni i 12 i Forumit të Dubrovnikut, i cili është hapur sot nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Tema e edicionit të sivjetëm është "Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria e vendeve të Europës Jug-lindore", ku ka folur për çështjet të ndryshme me të cilat është ballafaquar Kosova.

Thaçi, në prani të pjesëmarrësit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.

"Ne jemi vend sovran dhe kemi të drejtë kushtetuese për këtë", deklaroi presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

"Është zotim i yni që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit".

Presidenti ka përmendur edhe rezultatet e arritura të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

"Në vitin e fundit nuk e kemi asnjë qytetarë që ka lëvizur drejt Sirisë.

Në këtë drejtim Kosova ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar, megjithëse ka qenë e privuar duke mos qenë pjesë e organizatave si Interpoli.

Do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në luftimin e ekstremizimt, radikalizmit dhe çfarëdo tjetër që paraqitet”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori