Thaçi: Në Beograd u panë akte barbare dhe qyqare
Kryeministri Hashim Thaçi ka dënuar aktet vandale në Beograd, duke thënë se në stadiumin e kryeqytetit serb kishte barbari.

Thaçi shtoi se e ka përcjellë me mjaft emocione ndeshjen dhe se ka parë që lojtarët shqiptarë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

"Ajo çfarë pashë në Beograd ishte një akt barbar dhe qyqar. I përgëzoj lojtarët e Kombëtares Shqiptare për lojën që zhvilluan në Serbi", ka thënë Thaçi.

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është mbyllur në barazim pa gola në minutën e 42-të të lojës./albeu.com/

Shtuar më 15/10/2014, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori