Thaçi ndihet krenar me Albinin, i uron suksese
Thaçi ka vizituar ekipin e Kosovës në fshatin olimpik në Pyeongchang, duke i uruar suksese sportistit të vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, skitarit, Albin Tahiri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar ekipin olimpikKosovës që po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe i ka uruar suksese përfaqësuesit të vetëm të shtetit tonë, skitarit, Albin Tahiri.

Thaçi ka përsëritur se vetë pjesëmarrja e Kosovës në LOD është fitore e madhe për shtetin tonë, ndërsa gjatë ditës së djeshme këtë e konsideroi si “dhurata më e mirë për 10 vjetorin e Pavarësisë”.

“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpikKosovës. Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme. Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


Shtuar më 10/02/2018, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori